Në 24 orët e fundit Greqia ka konfirmuar 1388 raste të reja me koronavirus.
Po ashtu, në bazë të të dhënave të publikuara nga autoritetet shëndetësore, brenda ditës kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 84 persona, raportojnë mediat vendase.
Njoftohet gjithashtu se në njësinë e kujdesit intensiv ndodhen 549 pacientë të intubuar, nëntë persona më shumë, krahasuar me një ditë më parë.