Situata pas tërmeteve, BE mbështetje shtesë

17970869-4A31-45F4-959B-0117BB67950E.jpeg

Pas tërmetit me fuqi 6.3 ballë dhe pas-goditjeve të shumta që tronditën Shqipërinë që nga 26 Nëntori, Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian është aktivizuar me kërkesë të autoriteteve shqiptare. BE ndihmoi në mobilizimin e tre ekipeve nga Greqia, Italia dhe Rumania për të ndihmuar operacionet e kërkim-shpëtimit.

Më 28 nëntor, autoritetet shqiptare aktivizuan përsëri Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE, duke kërkuar inxhinierë të strukturës me qëllim vlerësimin e dëmeve në ndërtesa. Italia dhe Greqia janë ofruar për të ndihmuar Shqipërinë në këtë drejtim.

Përvec kësaj, Ekipi i Mekanizmit për Mbrojtjen Civile të BE-së po punon ngushtësisht me autoritetet vendore dhe donatorët për një vlerësim të konsoliduar të nevojave, me përparësi dhënien e ndihmës në materiale. Mbrëmjen e djeshme, Delegacioni i BE-së kryesoi një takim me shtetet anëtare të BE-së, vendet jo anëtarë të BE që marrin pjesë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, si dhe partnerët e organizatat ndërkombëtare (agjencitë e OKB, USAID etj.), mbi reagimin ndaj emergjencës.

“Bashkimi Evropian vazhdon të mbështesë Shqipërinë në këtë kohë të vështira. Ne do të ofrojmë ndihmë në këtë emergjencë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ekipet e kërkim-shpëtimit, të mobilizuara përmes Mekanizmit Evropian për Mbrojtjen Civile, janë në terren. Do të doja të falënderoja Italinë dhe Greqinë që tashmë ofruan mbështetje shtesë përmes Mekanizmit,” – tha Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave Christos Stylianides.

Sistemi evropian “Koperniku” prodhon rregullisht imazhe satelitore të zonave të prekura me qëllim për të asistuar në dhënien e ndihmës në terren. Qendra e Koordinimit për Reagimin në Emergjenca të Bashkimit Evropian me regjim 24/7, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare dhe vazhdon të monitorojë situatën..

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303