fbpx

Situata politike, mbledhja e rëndësishme në PD

929895d483c786ef3f5deb1a0141e4c2_L-1.jpg

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet e rëndësishme në kuadër të protestave apo aksionit opozitar në vazhdim. Ai ka mbledhur pasditen e sotme Kolegjin e Kryetarëve në ambientet e Selisë Blu.

Sipas informacioni qëllimi i kësaj mbledhjeve është përcaktimi i objektivave për protestat dhe aksionin opozitar në ditët në vazhdim.

Nga Selia Blu ende nuk është vendosur një datë e saktë për protestën e radhës, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka thënë se ata do të jenë përpara Parlamentit në çdo seancë.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303