fbpx

Situata rëndohet çdo ditë e më shumë, ka 3 të vdekur, ja numri i të infektuarve

Përmes deklaratës së përditshme Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë 3 persona, në total 416 viktima.

Janë kryer 960 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 165 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar në 9406 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 63 vjeçar nga Burreli, një 66 vjeçar nga Tirana, një 83 vjeçar nga Shkodra.