151 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit.
Ndërkohë që 3 pacientë ka humbur jetën: një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana.
198 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 22 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.
Përgjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 80 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 186 që nga fillimi i epidemisë.

