Situata/ Vazhdojnë të mbërrijnë ambulanca tek Infektivi, të dyshuar për COVID-19

Tre ambulanca kanë mbërritur në ambientet e Spitalit Infektiv brenda pak minutash pasditen e sotme.  Mësohet se një grua ishte mes personave të dyshuar pwr COVID-19.

“Janë 3 autoambulanca të cilat kanë ardhur pothuajse në të njëjtën kohë me tre persona të dyshuar me COVID-19. Nuk e dimë nëse janë të dyshuar apo të diagnostifikuar me COVID-19, pasi gjithçka analizohet brenda në katin e parë të urgjencës. Një grua është mes tyre. Me këta të ardhur shkon në 5 numri i personave që kanë mbërritur sot në Infektiv. Zyrtarisht në spital janë 57 persona të shtruar. Nëse këta 5 persona konfirmohen, atëherë shkon në 62 numri”, tha gazetari Skëndaj në lidhje direkte për Neës 24 nga Infektivi.