fbpx

Situata vijon të jetë e frikshme, shifrat shokuese të raportuara sot

Në përditësimin e sotëm Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se situata vijon e rëndë.  5 viktima dhe 273 raste të reja janë regjistruar me Covid në vend 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça.

Janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.