Situatë e jashtëzakonshme në ‘Hell’s Kitchen’, Renato Mekolli: Do vazhdoj të jem pjesë…

Renato Mekolli, shefi i njohur i kuzhinës dhe një prej emrave më të komentuar në median rozë për debatet që ai ngjall herë pas here u përfol se u largua nga  “TopChannel” duke lënë në mes emisionin ‘Hell’s Kitchen’.

Ky lajm u tha nga skenaristja e emisionit, Zefina Hasani, teksa ka bërë  njoftimin ajo ka  shpjeguar se nuk e mnedonte  kurrë që do të ndodhte diçka e tillë.

Sipas saj, Mekolli është larguar pa mbaruar emisionin për arsyet e tij, por mesa duket s’paska qenë e vërtetë pasi puntatën e djeshme në ‘Hell’s Kitchen’ Renato Mekolli ka qenë pjesë e formatit.

Madje këtë e ka konfirmuar vetë ai duke ju kërkuar ndjesë ndjekësve me anë të një postimi në Insta Story.

Kjo gjë i ka çuditur të gjithë dhe ende s’dimë çfarë të mendojmë: lajm i rremë apo thjesht një lojë?!