fbpx

Situatë e rëndë në Kosovë, 20 të vdekur nga Covid

Screenshot_2-15.jpg

Vijon të jetë e rëndë situata e pandemisë në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 viktima nga COVID-19.Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 932 raste të reja të infektuara me virus. Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661. Të dhënat janë bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH-së:

30 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303