fbpx

Situatë e rëndë, rekord infektimesh në vend, 5 të vdekur në spitalet COVID

E rëndë situata e pandemisë në vend. Në përditësimin e para pak minutave Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 154 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 971.

Kjo është dita me më shumë të infektuar të rinj që prej fillimit të pandemisë. Në 24 orët e fundit 5 pacientë ka humbur jetën.

114 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 19 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.