fbpx

Situatë e tmerrshme në vendin fqinj, shokues numri i të vdekurve sot nga covid

Situata bëhet alarmante në Maqedoninë e Veriut. Mësohet se gjatë 24-orëve të fundit kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 22 persona, si dhe janë regjistruar 561 raste positive nga 1901 persona. Ndërkohë që janë shëruar 197 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 26954, numri i personave të shëruar 18627, i të vdekurve 919, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive është 7408.