fbpx

S’janë as miq? Gigi Hadid heq nga lista e miqve ish të dashurin

gigi-hadid-catwalk-t.jpg

Modelja e njohur Gigi Hadid thuajse një muaj më parë i dha fund romancës me të dashurin e saj të fundit, Tyler Cameron. Lidhja e tyre zgjati shumë pak dhe çifti ka vendosur   që ta largojë njëri-tjetrin edhe nga bota virtuale, duke qenë se nuk ndiqen më në ‘Instagram’. Ka qenë e para Gigi ajo që ka ndërmarrë këtë hap, por duket se mes tyre nuk ka armiqësi.

“Tyler vazhdon ta shoh Gigin si një shoqe. Ata ishin shumë të afërt bashkë dhe ai vazhdon ta pëlqejë dhe respektojë atë, edhe pse pjesa romantike mes tyre ka marrë fund”, ka thënë një burim për “Us Weekly”.

I njëjti burim ka shtuar se ky veprim i modeles nuk do të thotë se ata nuk flasin më bashkë apo se janë ndarë në mënyrën më të keqe. Hadid dhe Cameron u panë për herë të parë bashkë në muajin gusht dhe në 1 tetor Tyler tregoi publikisht se ishte sërish beqar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303