fbpx

S’ka konsensus. Debate në Kuvendin e Kosovës

kuvendi.jpg

Kuvendi i Kosovës nuk arriti dot një konsensus në lidhje me testin e rezolutës për dialogun me Serbinë.

LDK propozoi një dokument që të mos i lejonte presidentit të Kosovës të negociojë për kufijtë.

Në fund rezoluta mori 50 vota, të pamjaftueshme për t’u miratuar.

Për propozimin e rezolutës votuan vetëm 50 deputetë, nga 90 sa ishin të pranishëm.

Deputetët e opozitës lëshuan sallën pas dështimit të miratimit të rezolutës.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se sipas kushtetutës deputetët betohen se do të mbrojnë territorin, mirëpo sot nuk vepruan kështu.

Ai ka shtuar tutje se në këtë fazë të zhvillimeve politike ndërkombëtare ky qëndrim politik ishte i domosdoshëm.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *