13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

S’ka më gjyqe për Velierën!

spot_img

Pezullohen hetimet për “Velierën”. Gjykata vendos se nuk ka asnjë shkelje nga ana e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për punimet për sheshin para portit të qytetit bregdetar.

Në një linjë me prokurorinë, edhe Gjykata vendosi që kreytari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, nuk ka shpërdoruar detyrën. Pak ditë më parë Prokuroria kërkoi pushimin e çështjes, ndërsa sot Gjykata vendosi pezullimin.

Dy organizata të shoqërisë civile kishin denoncuar kryebashkiakun Dako për shkelje ligjore, përmes përfaqësuesve Sazan Gurin dhe Mirela Jorgon, me argumentin se projekti fillestar e cënon trashëgiminë kulturore.

Sheshi Veliera ka prej shkurtit të vitit 2017 që është i bllokuar dhe prej një kohe të gjatë cështja ka qenë në dorë të drejtësisë.

Projekti për rregullimin e sheshit para Portit të Durrësit është përgatitur nga studio shqiptare e arkitekturës ERALD -G + ARKONSTUDIO dhe një studio e njohur arkitekture nga Italia, ARCHEA. Gjatë punimeve u zbluan monumente arkelogjike, duke nxitur reagimin e shoqërisë civile, të cilët iu drejtuan gjykatës për pezullim te projektit.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat