fbpx

“S’ka më turp se kaq”, Rama akuzon kundërshtarët: Ata që vdesin në spitale nuk janë vota, as para në kuti këpucësh që nisen nga Gjiri i Lalëzit

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj, të shtunën, akuzave të opozitës se qeveria po manipulon shifrat e vërteta për numrin e viktimave me COVID-19.

Në një deklaratë, Rama akuzoi opozitën se në një moment kaq të vështirë për vendin, zgjedh të bëjë politikë me viktimat dhe frikën e qytetarëve.

“Ky është një manifestim ekstrem i disa karaktereve të dobëta që në krejt historinë tonë kanë bërë dëme të mëdha duke e penguar popullin të marrë frymë lirisht. S’ka më turp se kaq! Por as këtë se thua dot më, se nuk është më dot e imagjinueshme se deri ku mund të shkojë paturpësia. Por pse çfarë janë ata që humbasin jetën në spitalet COVID? Vota? Apo kuti këpucësh që nisen nga gjiri i Lalëzit për burimet në media? Kush janë anëtarët e Komitetit Teknik? Ata të Komitetit Nishani? Bluza të bardha, mjekë dhe personalitete që akuzohen nga një person që financon fushatën e tij me para që nuk dihen nga vijnë? Apo si ata të masakrës së Krushës? Viktimat e COVID mund të fshihen si serverat e Kryeminsitrisë të nesërmen e 21 janarit? Kanti thoshte se ai që të akuzon për diçka që se ke bërë, ose e ka bërë vetë ose mendon vetë ta bëjë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se është krenar për mënyrën se si qeveria dhe shqiptarët kanë reaguar gjatë gjithë kësaj kohe dhe se mirëpret nga opozita rekomandime dhe debate të shëndetshme për mënyrën se si mund të menaxhohet situata. Por sipas Ramës është papërgjegjshëmiri nga ana e opozitës të akuzohen mjekët dhe ekspertët, në këtë moment kur ka nevojë për mbështetje:

“Si mundet të ngacmohet deri në këtë pikë psiqika e një populli?!

Si mund të cenohet deri në këtë farë feje integriteti i një armate mjekësh?!

Si mundet të bjerë kaq poshtë qenia politike sa të shkelë qenien njerëzore?!

Është haptazi jonjerëzore!

Nuk mund të ndahemi politikisht me numrin e të vdekurve apo të bëjmë inskenime fotografike nga morgu.

Kjo është çbrutaliusht çnjerëzore”, u shpreh kryeministri.