S’ka negociata për Shqipërinë, vjen reagimi i parë nga PS

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vendimin negativ për negociatat e Shqipërisë me BE.

Ai theksoi gjatë një aktiviteti në Cërrik se është keqardhje për Shqipërinë nga mungesa e një vendimi nga ana e Këshillit Europian.

“Në të gjithë Shqipërinë ka një keqardhje nga mungesa e një vendimi nga ana e Këshillit Europian. Është një proces shumë i rëndësishëm. Por nëse e krahasojmë është si një nxënës që ka mbaruar shkëlqyeshëm shkollën e mesme dhe për arsye që vetëm Franca i di, i refuzohet e drejta për të shkuar në universitet. Është si historia e regjimit të kaluar që nxënësit të mirë, nëse kishte biografi të keqe, si jepej e drejta e shkollimit.”- u shpreh Balla.

Gjithashtu, edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar lidhur me këtë çështje, ku ka thënë se qëndrimi i Holandës është i pastër politik.

Më tej, ai ka shtuar se Shqipëria është në një moment të papërshtatshëm në derën e Bashkimit Europian.