Plas arma në Shkodër, plagoset një person. Ngjarja raportohet se ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Bardhaj të Shkodër. Deri më tani nuk dihen detaje lidhur me identitetin e personit të plagosur dhe as gjendja e tij shëndetësore.
Ndërkohë që Policia ka mbërritur në vendngjarje, megjithatë nuk ka ende një njoftim zyrtar lidhur me çfarë ka ndodhur.
Kjo është ngjarja e dytë që trondit sot vendin, pasi mëngjesin e sotëm, anëtari i bandës së Durrësit, Edmond Çekiçi u vra brenda mjetit të tij nga dy persona të maskuar.
Advertisement