fbpx

“S’ka teatër Luli-Mona”. Balla jep mesazhin e prerë nga Peqini

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka qenë sot në qendrën e paketimit dhe shpërndarjes së pakove ushqimore në Peqin, ku ka deklaruar se në prag të festës së Bajramit do të shpërndahen për familjet në nevojë mbi 500 pako ushqimore.

 “Për çdo vit për festën Bajramit nuk ka munguar solidariteti me familjet në nevojë, por këtë vit situata është e jashtëzakonshme dhe mbështetja për më nevojtarët është e domosdoshme. Peqini për fat nuk ka patur persona të identifikuar me COVID-19 dhe populli i Peqinit i ka respektuar masat e mbrojtjes nga ky armik i padukshëm.

Pjesa e parë e operacionit humanitar në këtë bashki u krye me ndihmën e organizatave, bizneseve, kontributeve individuale, ndërsa do të vijojë puna edhe më tej për t’ju gjendur çdo familje në nevojë, por edhe çdo të moshuari të vetmuar me shërbimet që ka nevojë.

Dua t’u them të gjithë atyre që në këtë situatë të vështirë nuk tregojnë aspak solidaritet, por thjeshtë shajnë e komentojnë nga studiot e darkës në televizione, se ky operacion humanitar, i cili u ka ardhur në ndihmë dhjetra mijëra familjeve në të gjithë Shqipërinë, ishte dhe mbetet i domosdoshëm”, deklaroi Balla ndërsa theksoi se Shqipëria nuk është një mijë m² në bulevard, ku luhet teatër nga Luli dhe Mona.