Babai i 10 vjeçarit, Samuel Ndoj i cili vdiq në Kakavijë pas përplasjes nga ambulanca, ka rrëfyer disa detaje të rënda dhe drithëruese.
Ai thotë se e ka parë me sy kur ambulanca e ka shtypur të birin, e ka hedhur 30 metra larg dhe më pas ka shkelur me të dyja rrotat e krahut të majtë mbi vogëlushin.
Gjatë rrëfimit, babi theksoi se shoferi ka zbritur dhe menjëherë e dërgoi djalin për te spitali.
Rrëfimi i babait të 10 vjeçarit:
Më datë 14 jemi nis nga Lezha.
Nga momenti tragjik mbaj mend që çuni ishte përbri makinës dhe vinte një ambulancë me shpejtësi të madhe dhe në momentin që e kam parë ambulancën mund të ketë qenë larg, goxha larg, dhe skam arrit as ti thirr çunin, t’ja nxjerr emrin nga goja mos lëviz dhe rri atje.
Pasi e goditi dhe e gjuajti 30 metra larg e shtypi me të dyja rrotat e krahut të majtë mbi çunin.
Ku ishte djali:
Po të gjithë njerëzit ishin jashtë makinave për shkak të vapës. Neve po rrinim, fëmija filluan të lexonin rrugës, për të kaluar orën. Ato hynë në makinë dhe lexonin libra kur një moment çuni kishte dalë nga makina dhe po rrinte jashtë makinës. Ai ka qenë në vijën ndarëse të rrugës ku po udhëtonte ambulanca. Djali ka qenë në vijën ndarëse nga makina ime.
Çdo gjë e kemi parë me sytë tonë. Unë nuk e vërtetoj këtë gjë. Njerëzit thonë se nuk kishte të sëmurë brenda. Njerëzit thonë se merrte njerëz brenda dhe i nxirrte në doganë. Unë se vërtetoj dot këtë veprim si kam parë me sytë e mi a kishte apo s’kishte njerëz brenda ambulanca.
Shoferi ka zbritur, unë se kam parasysh, nuk e di kush ishte. Ishte ai që e çoi çunin te spitali apo ishte tjetër.

