“S’kam pirë kurrë duhan por…”/ Aktorja e njohur përlot ‘rrjetin’

dhe-pse.jpg

This July 16, 2019 photo shows Kathy Griffin posing for a portrait in New York to promote her film "Kathy Griffin: A Hell of a Story," in select theaters for one day only on July 31. (Photo by Matt Licari/Invision/AP)

Aktorja e njohur Kathy Griffin ka bërë me dije se është diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe do i duhet t’i nënshtrohet një operacioni për të hequr gjysmën e mushkërisë.

“Më duhet t’ju tregoj diçka. Më duhet t’i nënshtrohem një operacioni për të hequr gjysmën e mushkërisë. Po, kam kancer në mushkëri edhe pse nuk kam pirë kurrë duhan. Doktorët janë optimistë, sepse është në stadin e parë dhe ka mbetur në mushkërinë e majtë. Shpresoj të mos bëj kimioterapi apo rreze pas operacionit dhe të marrë frymë normalisht.

Kanë kaluar 4 vite duke u përpjekur që të rikthehem në punë dhe t’ju bëj juve për të qeshur dhe për t’ju argëtuar, por unë do të jem shumë mirë”, ka shkruar aktorja në një postim në Instagram.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303