Skandal/ Arrestohet 57-vjeçari, abuzoi me vajzën, gruaja e denoncon, ja ç’bënte tjetër ai

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, ku një baba shqiptar është vënë në pranga pasi ‘dyshohet’ se ka abuzuar me vajzën e tij. Ka qenë gruaja ajo që e ka paditur për dhunë, keqtrajtime, kanosje dhe ngacmim seksual edhe ndaj vajzës së tyre në moshë minore.

Mediat italiane bëjnë me dije se gruaja pas një ferri të gjatë të përjetuar gjeti guximin të ndahej nga bashkëshorti 57-vjeçar, shqiptar, aktualisht i papunë.

Ajo ka ngritur padi ndaj tij dhe në përfundim të hetimeve, ndaj tij është ngritur akuza e abuzimit dhe dhunës seksuale në familje.

Sipas hetimeve, burri “kryente sjellje të përsëritura ngacmuese, të dhunshme dhe agresive ndaj gruas së tij, fyerje, kërcënime, ngacmime, sulme verbale, duke i shkaktuar asaj vuajtje fizike dhe morale”.

Këto sjellje të dhunshme kanë qenë më të shpeshta kohët e fundit, në veçanti pas kërkesës për ndarje nga ana e gruas.

Gjatë rindërtimit të fakteve doli në pah edhe një fakt skandaloz. Gruaja denoncoi edhe episodet e ngacmimit seksual të kryera nga burri i saj kundër vajzës në moshe të mitur.

Por ajo ka thënë se kishte shumë frikë të denonconte më pare, pasi i trembej hakmarrjes nga bashkëshorti i saj.