fbpx

Skandal/ Krimineli grek me bust dy metra në afërsi të Delvinës

foto-8.jpg

Ky është memoriali i Thimio Lolit në fshatin Krane të Delvinës. Sigurisht shumica nuk e njohin këtë personazh që i ka lënë gjurmët e tij të gjakta në mjaft dokumente te viteve 1914. Ai është një ndër komandantët e bandave që sulmuan jugun dhe juglindjen e Shqipërisë duke kryer masakra të frikshme mbi banorët e pambrojtur. Qindra fshatra shqiptarë në vitin 1914 u shkretuan plotësisht, ndërsa shumë të vrarëve ende edhe sot nuk u dihen varret. Për të kujtuar këtë periudhë të kobshme mjafton të përmendësh 374 të vrarët në fshatin Panarit apo 217 të tjerët në Hormovë jolarg Tepelenës.  Nga viti 1900 deri ne 1944 Thimio Loli komandoi sulme të njëpasnjëshme kundrejt zonave shqiptare. Në zona të caktuara të Shqipërisë së jugut ende edhe sot ruhet një këngë ku banorët i bënin thirrje kapedan Sali Vranishtit të vinte e t’i shpëtonte nga dhuna barbare e Thimio Lolit.

Ky personazh që sot ka një memorial në Shqipëri ka marrë pjesë edhe në masakrat ndaj popullësisë çame, duke qenë një ndër bashkëpunëtorët e Napoleon Zervës. Nuk është e vështirë edhe sot, me një kërkim të thjeshtë në internet, të prekësh e shohësh sesi Thimio Loli nga ekstremistët e versionit Agimi i Artë, por edhe një pjesë e përfaqësuesve të minoritetit në Shqipëri, ende konsiderohet simbol i Vorio Epirit. Madje këngët e tij në greqisht konsiderohen himne që u prijnë andartëve modernë në idenë për aneksimin e jugut të Shqipërisë.

E pra Thimio Loli, ky vrasës i shqiptarëve ka sot këtë memorial ku çdo vit shumë ekstremistë mblidhen për ta nderuar nën flamurin e të ashtuquajturit Vorio Epir. Më poshtë mund të dëgjoni edhe këngët që i janë kënduar e që frymëzojnë sot shumë sulme ndaj Shqipërisë.

https://www.youtube.com/watch?v=bSqnEAH5EPE

foto 4 foto 5 foto 6 foto 7 foto 8 foto 9 foto 10 foto 11 foto 12 foto 13 foto 14 foto 15 foto 16 foto 17 foto 18 foto 19 foto prape foto1 foto2
<
>
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *