fbpx

Skandal me Drejtoreshën në Tiranë, vjedh me ushqimet e fëmijëve, kërcënime dhe punësime farefisnore

beqiri.jpg

Sali Berisha ka publikuar rastin e Drejtoreshës Zhaneta Beqiri, e cila sipas Berishës jo vetëm që vjedh me ushqimet e fëmijëve, por edhe kërcënon me heqje nga puna të drejtorëve të kopshteve dhe çerdheve, ndërsa ka punësuar të gjithë njerëzit e saj nëpër pozicione pune të caktuara.

Statusi i plotë i Berishës:

Drejtoreshë Hajnia e Lal Plehut akuzohet për vjedhje të mëdha!

Vjedhje të mëdha me ushqimin e fëmijëve!

Ja si ju faturohen ushqimet e kopshteve dhe çerdheve.

Në Tiranë sot 1 kg sheqer e gjen 70 ja faturon fëmijëve me 130 lek të reja kg.

Qumështi nga 110 lek litri e faturon 130lek.

Bizele të ngrira nga 150 lek kg e faturon 350 lek të reja.

Kosin nga 100 lek e faturon 120 lek.

Makaronat nga 100 lek i faturon 180.

-prindërit i paguajnë ndrikullës 100 mijë lek gjobë për regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe.

Ndrikulla ka bërë listën me 45 gra militante për ti larguar nga puna.

Gjoba për rekrutimin e punonjësve të reja është 2,5 milionë lek.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje z. Berisha! Dua t’iu informojë në lidhje me një babëzi që po ndodh në Bashkinë e Tiranës dhe kryesisht në Drejtorinë ekonomike që mbulon kopshtet dhe çerdhet e gjithë bashkisë Tiranë. Drejtoresha e kësaj drejtorie është Zhaneta Beqiri. Po kush është Zhaneta e katapultuar nga Konispoli i Sarandës. Nga mësuese në ciklin e ulët në Konispol, pasi ju bë burri për herë të katër kryetar bashkie, Erion Veliaj e merr në Tiranë dhe e emëron drejtoreshë të madhe. Para pak ditësh kjo drejtoreshe e dhunshme, ka thërrit në takim gjithë drejtorët e kopshteve dhe çerdheve dhe i kërcënon të bëjnë dorëheqje. Dhe këtë e bëri fill pasi u sigurua se do qëndronte serish drejtoreshë në krye të drejtorisë hajdute që zhvat familjarët që kanë fëmijët në kopshte, duke ju marrë kafshatën. Si e realizon këtë? Në Drejtorinë ekonomike ka sjellë mbesa, nipër dhe dhëndurë nga Konispoli. Shefe finance ka marrë Blerta Ndreu kunatën e Pjerinit. Drejtoria është kthyer në zyra farafisnore nga Konispoli. Vjedhja fillon që në 7 të mëngjesit.

Është shumë e lehtë që këto që po të shkruaj prokuroria t’i verifikojë kollaj. Gjithashtu Zhani i Konsipolit i thërret drejtoreshat një nga një në zyrë duke ju bërë presion për të dhënë dorëheqjen sepse nuk janë në profilin e tyre ku ka drejtoresha që kanë nga 20 vjet eksperiencë në arsim. Burime të sakta flasin për një listë prej 45-50 gra militante për t’i zëvendësuar ku gjoba për tu rekrutuar gjoja me testimet e famshme është 2.5 milion lek të vjetra. Nuk prish karrierën time për ju thotë Zhaneta, prandaj jepni dorëheqje. Harrova dhe këtë z Berisha. Regjistrimet e fëmijëve për çerdhe dhe kopshte i regjistron vetë..për gjithë Tiranën..rrinë me ditë të tëra në pritje kur i teket asaj dhe u merr nga 100 mijë lekë të vjetra..duke mohuar bordet e regjistrimeve në çerdhe dhe kopshtet ku janë pjesëtarë dhe prindërit..pra thjesht për makutëri dhe abuzim..Shpresoj ta publikoni këtë babëzi të saj dhe grupit farefisnor të saj. Faleminderit!

https://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/1360728017421435?__tn__=K-R

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303