fbpx

Skandal në Poloni, mishi i sëmurë u shpërnda në 9 vende të BE

0AEF3C03-ED75-4234-9DBB-84B8945E6518.jpeg

Mishi i disa lopëve të sëmura, të therura në Poloni, është në qendrën e një skandali që ka përfshirë vendin anëtar te BE-se. Euronews ka mësuar se ky mish është shitur në 9 shtete të tjera të bllokut, përfshirë Francën, Hungarinë, Rumaninë, Finlandën dhe Suedinë.

Filmimet e fshehta të televizionit TVN treguan kafshët e sëmura në thertoren e ndodhur 112 km në lindje të Varshavës. Episodi solli reagimin e menjëhershëm të komisionerit europian të sigurisë ushqimore, Vytenis Andriukaitis.

“Prioriteti tani është të gjurmojmë dhe të tërheqim nga tregu të gjitha produktet që e kanë pasur origjinën nga kjo thertore”, deklaroi ai, ndërsa i bëri thirrje vendeve anëtare të kalojnë menjëherë në veprim. Në të njëjtën kohë, komisioneri i nxiti autoritetet polake të finalizojnë me urgjencë hetimet, e të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar respektimin e legjislacionit të BE-së, përfshire këtu edhe hapat e shpejtë dhe efikase kundër shkelësve, sjellja e të cilëve mund të përbejë rrezik për shëndetin publik.

Pamjet filmike tregonin sesi një lopë që nuk rrinte dot në këmbë tërhiqej zvarrë dhe shitej praktikisht pa inspektim veterinar. Polonia prodhon rreth 560.000 tonë mish në vit, 85% e te cilit eksportohet ne vende qe përfshijnë Britaninë, Spanjën, Italinë dhe Gjermaninë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303