fbpx

SKANDAL në Spanjë: Veprimi i pahijshëm i Pique, mund t’i kushtojë ‘El Clasicion’

pique-8185126d741b2e00533decafee52c6edbfbc1546be48908104f1_1920x1080.jpg

Barcelona duhet të përballet me një problem të madh në El Clasico, pasi mbrojtësi Gerard Pique, mund të humbasë ndeshjen kundër Real Madridit.

Shtatlarti mori karton të verdhë në ndeshjen kundër Sevillas në minutën 85′. Ai goditi një top krejtësisht pa arsye duke detyruar gjyqtarin kryesor t’i tregonte kartonin e verdhë kur rezultati ishte 4-0.

Mbrojtësi ka plotësuar numrin e 5 kartonëve të verdhë dhe nuk do të udhëtojë me ekipin për të luajtur në ndesdhjen kundër Eibarit.

Federata Spanjolle e Futbollit mund të hapë një hetim në lidhje me futbollistin dhe ta dënojë atë duke qenë se provokoi kartonin e verdhë.

Mbrojtësi i Barcelonës mund të humbasë ndeshjen me Realin në rast se Federata vendos të shtrijë dënimin e tij. (telesport)

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303