Skandal seksual, arrestohet ish-presidenti i Federatës së Gjimnastikës

Nassar është akuzuar për abuzim seksual ndaj gjimnasteve pasi është denoncuar nga më shumë se 150 gra e vajza.

Steve Penny, ish-presidenti i Federatës Amerikane të Gjimnastikës

Autoritet besojnë se, Steve Penny, ish-presidenti i Federatës Amerikane të Gjimnastikës disponon dokumente lidhur me çështjen e Larry Nassar.

Nassar është akuzuar për abuzim seksual ndaj gjimnasteve pasi është denoncuar nga më shumë se 150 gra e vajza.

Ai është shpallur fajtor duke u dënuar me 175 vite burg këtë vit, për abuzim seksual ndaj gjimnasteve femra gjatë punës së tij si mjek i ekipit.

Të mërkurën është arrestuar edhe ish-presidenti gjimnastikës, i cili për shkak të skandalit të abuzimit kishte dhënë dorëheqjen në vitin 2017.

Një grup fshehtë pune e ka gjetur dhe e ka arrestuar atë në Tennessee pas padisë nga një juri e madhe.

Gjithsesi, ai ka mohuar të ketë pasur informacion për aktivitetet e mjekut me ekipin.

Skandali seksual i Larry Nassar është skandali më i madh në historinë e sportit.

Lër një koment