Skandal seksual/ Publikohen pamje të kryebashkiakut me prostituta

Një skandal seksual ka shpërthyer në Hungari pak ditë para zgjedhjeve lokale.

Mediat vendaset kanë publikuar pamje të kryebashkiakut të qytetit Gyor, Zolt Borkai, i cili është filmuar në praninë e prostitutave si edhe duke kryer marrëdhënie seksuale më njërën prej tyre.

Pamjet fillimisht dolën në një blog anonim dhe më pas u shpërndanë në rrjetet sociale.

Më parë, Borkai ka qenë kreu i Komitetit Olimpik të Hungarisë. Gazetarët hungarezë e akuzojnë atë për korrupsion, ndikim të paligjshëm, raporte me drogën dhe si prostitucion.

Humbja e qytetit Gyor ose vendeve të tjera të qarkut dhe në kryeqytet do të ishte një pengesë e madhe për partinë e Viktor Orban.