Skandal/ U shpall i pabanueshëm, por shihni ç’bëhet në Golem, pallatit i vendosen ‘fshehurazi’ kolona shtesë

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi fatal për 51 viktima ndërsa la të plagosur qindra të tjerë. Shumë apartamente dhe pallate u dëmtuan dhe shumë të tjerë u shpallën të pabanueshëm. Një i tillë është dhe pallati 6 katësh në Golem, të cilit ndonëse iu vu shiriti i kuq, dhe ndalohej rreptësisht hyrja në të, në redaksinë e Real News kanë ardhur disa foto, në të cilat shihet qartë se si ‘punëtorë’ të caktuar shtojnë kolona dhe trarë për të përforcuar pallatin.