33.5 C
Tirana
E martë, 16 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Skandali/100 euro për një diplomë

spot_img

Biznesi fitimprurës i shitjes së temave të diplomës “online” vijon edhe pas revoltës studentore për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri.

Në mungesë të një baze qendrore të dhënash për kontrollin e punimeve akademike, para daljes në Komisionin e Vlerësimit në internet, faqe të shumta në internet ofrojnë çmime konkurruese për të marrë diplomën pa u lodhur.100 euro një diplomë “Bachelor”, nëse studion në shtet; dhe 60 euro më shumë në privat. Tema e diplomës “Master”, në shtet shkon nga 130 deri në 160 euro; ndërsa në privat nga 210 deri në 250 euro.

Shërbime të tjera që ofrojnë këto faqe “online” janë edhe detyrat e kursit, kostoja e të cilave fillon nga 15 deri në 100 euro.

“Më shqetëson sepse nuk është e lejuar. Protesta ushtroi njëfarë presioni, urojmë të ketë rregullime”, tha një studente. “Po kam dëgjuar, madje jam tronditur kur kam dëgjuar që shiten nga vet pedagogët”, tha një tjetër.

Vendimi i Këshillit të Ministrave, i fundvitit, garanton kryerjen e kontrollit digjital antiplagjiaturë vetëm të doktoraturave, ku Ministria e Arsimit siguron për institucionet e Arsimit të Lartë programe (softëare), apo pajisje të tjera për kontroll automatik, por një filtër i tillë nuk ekziston ende për punimet akademike “Bachelor” dhe “Master”.

“Tani nuk ka momentalisht. Studenti punon mbi literaturën që i jep udhëheqësi apo kopjon”, tha një pedagog./Top Channel

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat