fbpx

Skandali/ Agim Kajmaku apelon nga ‘arratia’ masën e sigurisë, ja kërkesa e pazakontë

Ish-kryetari i bashkisë Vorë, Agim Kajmaku ka apeluar masën e sigurisë ‘ arrest me burg’.

Masa ‘arrest me burg’ për Kajmakun është dhënë në mungesë, ish- kryebashkiaku u shpall në kerkim pak ditë më parë.

Ndërkohë mësohet se nënkryetarit të bashkisë së Vorës, Gentian Picarit, i është sekuestruar telefoni pak ditë më parë.

Kajmaku është vënë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për 3 akuza dhe tashmë ndaj tij ka edhe një masë sigurie “Arrest në burg” në mungesë.

Akuza që rëndon mbi Kajmakun është ajo e shpërdorimit të detyrës, falsifikimit të formularëve, dhe ushtrimit të funksioneve pas dhënies fund të detyrës.