fbpx

SKANDALI: Ekipi serb luan kampionatin e tij në Kosovë

tr-05b8514a8a68a02fe2b77005174f66ba2d3c1adffa68933c02c6b569a8_1920x1080.jpg

Ditë më parë, mediet serbe trumpetuan lajmin se “FK Trepca”, në Mitrovicën e Veriut, më në fund feston dhe ngjit shkallët në rang më të lartë të nivelit futbollistik, e gjitha e kontrolluar nga Federata Serbe e Futbollit.

Stadiumi i FK Trepca (Zvrecan)

Federata e Futbollit Kosovar ka reaguar menjëherë ashpër ndaj këtyre ndeshjeve të paligjshme në futboll dhe improvizimin e ndeshjeve në territorin e Republikës së Kosovës, nga struktura që janë të paregjistruara dhe që po bëjnë shkelje në territorin veriot të vendit.

Sipas FFK, vetëm dy skuadra kanë të drejtë të luajnë në Kosovë duke qenë të regjistruara në FFK, si KF Trepça ’89 dhe KF Trepça, që bëjnë pjesë në IPKO Superliga dhe në Ligën e Parë.


Në komunikatën e federatës kosovare shkruhet:  “FFK do ta shqyrtojë këtë çështje me organet e UEFA-s dhe do të kërkojë sqarim edhe nga Federata e Futbollit e Serbisë, sepse ajo e di fare mirë se nuk i lejohet të organizojë gara në territorin e një vendi tjetër anëtar të UEFA-s”.

“FFK kërkon nga të gjitha institucionet, presidenti, kryeministri, ministria e sportit dhe grupi negociator për dialog me Serbinë që të reagojnë për këtë çështje në organet ndërkombëtare, pasi veprimet e tilla janë mashtruese dhe qëllimkëqija për popullatën e asaj pjese të qytetit të Mitrovicës me rrethinë”.

“Në rast se edhe në të ardhmen do të ketë aktivitete të tilla pa lejen e FFK-së, atëherë është e domosdoshme ndërhyrja e Policisë së Kosovës për ndalimin e tyre”.

“Edhe një herë rikujtojmë se Federata e Futbollit e Kosovës është organizata e vetme kompetente që organizon, udhëheqë dhe rregullon garat në futboll në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe është themeluar në principet e frymës sportive dhe ‘fair-play’-t dhe njëherësh si e tillë edhe është anëtarësuar në UEFA e FIFA në maj të vitit 2016”.


“FFK është e hapur për anëtare të reja dhe fton klubet e të gjitha komuniteteve që funksionojnë në tërë territorin e Republikës së Kosovës që të regjistrohen në institucionet shtetërore të Kosovës dhe të përfshihen në garat që organizohen nga FFK. Njëherësh, FFK, në mbështetje të institucioneve të sigurisë u garanton të gjitha klubeve pjesëmarrëse siguri dhe ‘fair-play’ në gara”, shkruan në njoftimin e FFK-së. (Supersport)

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303