fbpx

Skandali/ Flet nipi i viktimës nga COVID-19: Nusja e tij doli pozitiv, iu kërkuam testet dhe …

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Nipi i viktimës së dytë që u shënua pak më parë si pasojë e COVID-19 ka deklaruar se edhe nusja e tij ka rezultuar pozitiv por askush nuk iu ka bërë testet familjarëve edhe pse iu është kërkuar.

Nipi i viktimës i quajtur Erion është shprehur se para 4 ditëve ka qenë me temperaturë të lartë, ndërsa momentalisht është më mirë, por problemi qëndron se pavarësisht tentativave të tij për të bërë testin e koronavirusit për shkak të kontakteve me viktimën, sipas tij 127 nuk ka ardhur për ti marrë tamponin.

“Jam i afërt i viktimës i 66-vjeçarit. Kam qenë 4 ditë me temperaturë. Kam kontaktuar më 127 dhe i kam sqaruar se kam qenë në kontakt me ta. Ai është daja im. Por ata më kanë thënë se nuk ka nevojë për të bërë tamponin. Jam me vajzë të vogël por sado që rri larg është e pamundur. Jetoj në Tiranë, tek Selvia. Mu acaruan pak grykët. E trajtova me propolis dhe jam më mirë. Por sipas OBSH testimi duhet bërë.” tha Erioni.

 

Ndërkohë ai shprehet se edhe dy djemtë e dajës së tij tashmë të ndjerë, kanë pasur simptoma të koronavirusit por as atyre nuk u është bërë analiza.

 

“Janë dy fëmijët e dajës që nuk ia kanë bërë testimin. Gruaja ka dalë pozitive. Djemtë, ata kanë qenë me temperaturë ndërsa tani nuk e kanë më. 127 u ka thënë se ka shumë mundësi të jeni por nuk ua bëjmë se nuk keni simptoma të rënda. Ka edhe në Tiranë por edhe në Lushnje të afërm. Ne nuk e dimë akoma se kush është familjari që na e ka ngjitur. Ka qenë një i afërm në Itali por ne nuk e dimë se kush është ai. Ata që kemi qenë në kontakt kemi kërkuar testimin dhe nuk na është bërë e mundur. Jemi të tërë në izolim. Nuk kemi lëvizur askund se mund tja ngjisim dikujt tjetër. Duam të na bëjnë analizat ta dimë. Kam kërkuar edhe privatisht ta paguaj vet. Prej një jave edhe ata kanë temperaturë. U bëj thirrje të bëjmë testin.” tha Erioni.|

 

66-vjeçari nga Lushnja, i cili prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë te Infektvi dhe mbahej në jetë me anë të aparaturave ndërsa sot ndërroi jetë. Ai ishte i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” nga mushkëria dhe u infektua nga një i afërmi i tij që i erdhi për vizitë, që fshehu se kishte qenë në Itali disa ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ai nga disa sëmundje shoqëruese vuante nga veshkat, zemra e probleme në mushkëri.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303