fbpx

Skandali i dhënies së nënshtetësive, Ilir Meta habit me deklaratën para gazetarëve

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka habitur me përgjigjen dhënë gazetarëve lidhur me akuzat për nënshtetësi, duke i cilësuar si “shpifje të sponsorizuara”.

Një nga gazetaret atje, e ka pyetur Metën nëse i ka dhënë pasaportë shqiptare një personi të dënuar për tre vrasje, ndërsa Presidenti e ka ftuar menjëherë që të tregonte emrin dhe të mos merrej “me mashtrimet e Rilindjes”.

 “Meqë jemi për çështjen e arsimit, meqë jeni munduar nga Korça, kujtojmë një mësuese që humbi jetën në një ditë të vështirë, të akulltë teksa po shkonte tek nxënësit e saj, pa iu shmangur detyrës siç i shmangen të tjerë. Ishim të gjithë këtu bashkë për ta nderuar këtë mësuese, dëshmore të arsimit shqiptar. Po më thuaj emrin. Më thuaj emrin pse merresh me mashtrimet e rilindjes. Janë shpifje të sponsorizuara, të gjithë shqiptarët duhet ta dinë që është kompetencë e presidentit të japë nënshtetësi. Mos u merrni me shpifjet e Rilindjes, se kështu thoshte edhe ai, që unë takoja të kriminuar. Ia thashë para Asamblesë, ore s’jam shoku yt, kë kam takuar, se unë jam tërë kohën i shoqëruar nga Garda. Nëse unë kam takuar njeri, jam dorëheqjen, ua ka thënë juve kë ka takuar ai? Jo se jeni të gjithë… (qeshin gazetarët). Po gjithë grupi i Dibrës dhe Shijakut nuk i del”-tha Meta.