Skandali i fotove/ Jessica Biel vazhdon të jetë e mërzitur me Timberlake

Pak muaj më parë këngëtari dhe aktori Justin Timberlake u përfshi në një ‘skandal’ mediatik pas publikimit të disa fotove të rrjete sociale, ku ai u shfaq mjaft afër duke flirtuar me një kolegen e tij, madje duke qëndruar dorë për dore.

Sipas mediave të huaja ndonëse bashkëshortja e tij, aktorja Jessica Biel e ka falur, vijon të jetë e mërzitur me Timberlake.

Kjo sepse ai i ka bërë asaj shumë premtime lidhur me qëndrimin dhe fokusimin në familje, të cilat nuk po i mban dot.

Megjithatë burime të tjera pranë tyre kanë pohuar se ata po përpiqen të kthejnë lidhjen e tyre aty ku ka qenë, si dhe duan të qëndrojnë sa më larg vëmendjes mediatike. Justin dhe Jessica janë të martuar prej disa vitesh dhe aktualisht janë prindër të një djali 4-vjeçar.