fbpx

Skandali i pagave, Berisha: Të ngrihemi në protestat më të fuqishme…

1200-630-5faabd8cb2972.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar skandalin e publikimit të pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë si dhe targave të makinave.Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se vetëm protestat janë shpëtimi i vendit. “Si ne asnjë vend tjetër të botes, demokraci qoftë apo diktaturë nuk ndodhe kjo që ka ndodhur në Shqipëri: Gjithçka në duart e mafies dhe krimit të organizuar”, shkruan Berisha.

Reagimi i plotë:

Narkoshteti apo shteti terrorist ndaj qytetareve te tij!Protesta dhe vetem protesta eshte shpetimi i Shqiperise. Miq, si ne asnje vend tjeter te botes, demokraci qofte apo diktature nuk ndodhe kjo qe ka ndodhur ne Shqiperi: Gjithçka ne duart e mafies dhe krimit te organizuar.

Ne Shqiperi si ne asnje vend te botes te gjitha sistemet dixhitale te narkoshtetit jane ne kontroll te plote te mafies shteterore te droges dhe krimit, e cila perdor te dhenat e tyre per terror psikologjik, partiak, politik, financiar, ekonomik, elektoral, banditesk te narkoshtetit dhe bandave te tij ndaj qytetareve.

Nxjerrja e te gjithe databazes se shtetit, de facto narkoshtetit, pra te te gjitha te dhenave te privatesise se qytetareve nga kreu i Meduzes Edi Rama dhe banda e tij per te maskuar skandalet monstruoze me aferat e djegsave, arbitrazheve, PPP, koncesioneve, prokurimeve sekrete qe sipas Kontrollit te Larte te Shtetit arrijne ne 8,2 miliard euro, perben aktin me te rende dhe me te pashembullt ne historine e nje shteti.

Ky proces antikushtetues nisi me angazhimin direkt te Edi Rames ne plaçkitjen e 20 milione deklaratave ne serverin e tatimeve, dergimin ne seline e PS ne duart patronazhisteve te te dhenave personale te rreth 1 milione shqiptar per terror elektoral dhe vazhdoi me publikimin e rrogave te mbi 600 mije punonjesve publik dhe privat vendas dhe te huaj te Shqiperise dhe se fundi publikimi i te gjitha targave te leshuara ne Shqiperi duke bere keshtu objekt sulmesh te qindra mijra shqiptareve nga narkoshteti dhe bandat e tij mafioze!

Ky megaskandal i pandodhurkund ne bote eshte nje thirrje, nje kushtrim per opoziten dhe mbare shoqerine shqiptare te ngrihen ne protestat me te fuqishme qe vendi ka njohur keto 30 vite per permbysjen sa me pare te rregjimit mafioz kriminal te kreut te meduzes Edvin Kristaq Rama dhe narkoshtetit te tij ne Shqiperi. sb

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303