Skandali i pagave/ Kulluri bën deklaratën e fortë: Ka njerëz që paguhen nën dorë për të sulmuar opozitën nga paratë e PPP-ve dhe incineratorëve.

kulluri.jpg

Ish-anëtari i Kryesisë së PD, Edvin Kulluri ka komentuar sot në Ora Neës skandalin e pagave duke deklaruar se ka njerëz që paguhen nën dorë për të sulmuar opozitën nga paratë e PPP-ve dhe incineratorëve.

“Këtu ato pagat e çmendura nga paratë e koncesioneve dalin ose korruptimi i opozitës. Ka njerëz që paguhen nën dorë për të sulmuar opozitën nga paratë e PPP-ve dhe incineratorëve. Këto para i marrin në xhep të gjithë ata që punojnë në media dhe janë në politikë duke u marrë shpirtin shqiptarëve. Këtu janë goditur të gjitha shtresat përpos këtyre që jetojnë në vila dhe fshatra turistikë. Këta mbrohet nga ushtarë me armë dhe janë feudalë e rinj të vendit”, tha ai.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303