fbpx

Skandali i përgjimeve, rrëfehet Gjiknuri: Po, mor po, i arrijmë qëllimet…

gjiknuri.png

Ish-ministri i Transporteve dhe Energjetikës Damian Gjiknuri është shprehur nga Vlora se Partia Socialiste as nuk blen, e as nuk shet vota por figurat kryesore politike të saj po goditen për qëllime të pastra politike.

“Ne as blejmë vota e as gënjejmë njerëz. Ata (PD) nuk kanë përfaqësi fare në Vlorë, ata e mendojnë Vlorën në xhep pa qënë këtu. Pra, praktikisht këtë bëjnë në gjithë Shqipërinë dhe kjo është arsyeja pse goditem unë, pse goditet Edi Rama, pse goditen figurat kryesore të Partisë Socialiste.

Sepse ata nuk kërkojnë zgjedhje, ata mjaftohen duke hedhur këto lloj shashkash të gatuara në kuzhinën e Partisë Demokratike dhe duan të nxisin njerëz për dhunë. Ne nuk do ti lejojmë. Ne jemi vërtet përfaqësuesit e denjë të Vlorës ndaj Vlora na voton”, theksoi Gjiknuri.

Ndërkohë që Gjiknuri vijoi më tej duke thënë se demokratët ishin ata që e braktisën fushën e lojës, duke iu rerferuar djegies së mandateve, dhe bojkotit të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

“Ata duan të tërhiqen nga gara dhe kërkojnë përmbysjen me dhunë të pushtetit, duan ta mbajnë Shqipërinë larg Europës. Akuzojnë Kryeministrin e Shqipërisë për një bisedë krejt normale se thotë “A arrite objektivin?!”. -Po!..” Po, mor po, Ne jemi parti me objektiva elektoral! I vendosim vetes qëllime elektorale dhe i arrijmë. Kemi mbështetje, kemi njerëz dhe kemi struktura. Ne jemi ata që as na blen e as na shet njeri. Por po ka një gjë që e blen shpirtin vlonjat është fjala e mbajtur dhe puna e bërë”, theksoi Gjiknuri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303