Skandali i videos me “pullë të kuqe” për ambasadorin/ Artan Hoxha trondit me deklaratën

auto_artan_hoxha1517850978.jpg

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë thirrje që, zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi të merret në mënyrë urgjente në Prokurori në lidhje me videon e paralajmëruar ku Presidenca ka një video ku një ambasador kryen marrëdhënie me një zyrtare të kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se Blushi duhet të merret në pyetje, bazuar në statusin që ka publikuar në rrjetet sociale, ku lajmëron publikimin e një videoje të fortë.

“Urgjentisht të thirret, të merret në pyetje. Ai është zyrtar, ç’është kjo video që paralajmërohet, aq më tepër kur është kërcënuar dhe shantazhuar Gjykata Kushtetuese. Tedi Blushi flet si zyrtar i Presidencës dhe jo si gazetar. Unë them që po bëhet shantazh,”- tha Artan Hoxha.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303