Skandali me ‘DH Albania’, kreu i ARRSH në Prokurorinë e Tiranës

Kreu i ARRSH, Afrim Qendro është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës pas zbulimit të skandalit që fshihej pas kompanisë që do ndërtonte lotin e parë të Unzës së Re, ‘DH Albania’, e cila kishte falsifikuar dokumentet.

Afrim Qendro do të pyetet  për tenderin e ‘Unazës së Re’ në cilësinë e personit që ka dijeni. Ai pritet të japë shpjegime në lidhje me tenderin e lotit të parë, pasi Prokuroria ka nisur një hetim, pasi dyshohet se janë falsifikuar dokumentet e kompanisë fituese.

Kujtojmë se pas zbulimit të skandalit nga emisioni ‘Të Paekspozuarit’ në News24, ARRSH pezulloi ndërtimin në lotin e parë tek Unaza e Re.