Skandali me indianin, reagon Bushati

Ditën e sotme është bërë ndalimi i indianit të shumëkërkuar për pastrim parash, ku pas bumit mediatik ka reaguar ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Për indianin Nitin Sandesara, të shpallur si konsull i Shqipërisë në Nigeri, u shkrua se ishte në kërkim nga India  për mashtrim.

Ndërkohë, Bushati ka reaguar duke thënë se agjencitë e specializuara po kryejnë verifikimet lidhur me ngjarjes, për të vërtetuar nëse lajmi është i vërtetë.

“Në çdo rast janë agjencitë e specializuara të vendit propozues dhe atij pritës që kryejnë verifikimin e pastërtisë së personit. Mjafton hulumtimi i dokumentacionit për këtë rast për të kuptuar se është zbatuar në menyrë rigoroze procedura”, ishte reagimi i Bushatit. /real-news.tv