13.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Skandali me Unazën e Re, Kryemadhi: Të nisin hetimet

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i ka bërë sot thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për projektin e Unazës së Madhe, duke iu referuar dokumenteve të publikuara në emisionin “Të paekspozuarit”, mbrëmjen e së enjtes, për kompaninë që ka fituar tenderin dhe që ka falsifikuar firmën e Sekretarit amerikan të Shtetit.

Kryemadhi tha se janë provat e mjaftueshme për prokurorinë që të nisë hetimet.

“Banorët e e Unazës së Re i ka bërë pronarë ligji i 2006, të cilin ne si institucione e si politikë e kemi shkelur me të dyja këmbët. Pabarazia para ligjit quhet diskriminim. Kjo është qeveria që bën qeverinë më të mundshme raciste që kemi parë në këto 27 vjet. Tenderi i Unazës së Re, që dje u faktua nga një emision ku kishte të falsifikuar firmën e Sekretarit të Shtetit, tregon se ka kaluar çdo shkallë dhe çdo normë morale dhe ligjore të kësaj qeverie. Tenderi i Unazës së Re jo vetëm që është një vepër korruptive, por është një ndasi sociale që përbën diskriminim. Prokuroria e ka veprën penale dhe nuk ka më çfarë pret për të filluar hetimin e kësaj vepre korruptive, diskriminuese që është bërë ditën me diell. Prokuroria ka përpara korrupsionin e tenderit, dokumente të falsifikuara, prandaj nuk mbetet gjë tjetër që të tregojë angazhimin e saj për të treguar që ne kemi bërë reformë në drejtësi”, theksoi Kryemadhi.

“Nuk kemi parë e dëgjuar që një projekt për 2.3 km rrugë kushton 48 milionë euro dhe ka zero dëmshpërblim për banorët. Prokuroria të nisë procedim penal ndaj të gjithë hartuesve të këtij projekti famëkeq”, shtoi kreu i LSI-së.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat