21.5 C
Tirana
E diel, 26 Maj, 2024

TË FUNDIT

Skandali/ Nuk e dënojnë, ja çfarë shkruajnë mediat greke për ekstremistin

spot_img

Ekstremisti grek që qëlloi mbi forcat e policisë shqiptare është marrë në mbrojtje nga mediat greke.

Ja çfarë shkruajnë ato:

“Episod i rëndë me një ushtar grek në Gjirokastër: Ngriti flamurin grek, kapet nga policia dhe qëllohet”, është ky titulli i Protothema.

Në artikull shkruhet se: “ushtari grek ngriti flamurin në varrezat e ushtarëve grekë në kudër të përkujtimit të 28 tetorit. Policia shqiptare, ka hequr më vonë flamurin, me pretendimin se ai nisi të qëllonte me kallashnikov”.

Po këtij versioni i qëndron edhe “Skai”, duke u shprehur se “është ende e paqartë nëse ai ka qëlluar drejt policisë ose në ajër, ndonëse mediat shqiptare pretendojnë se ka qëlluar kundër forcave RENEA”.

“Mononeës.gr” shkruan se policia shqiptare ka hequr flamurin e vendosur nga ushtari grek dhe ai i është përgjigjur duke qëlluar me armë.

“Ushtari grek ka vendosur flamurin në varrezat e ushtarëve grek, për të përkujtuar 28 tetorin. Sidoqoftë, policia shqiptare e cila ka hequr flamurin, është shfaqur sërish në vend. Më pas ushtari nisi të qëllojë më kallashnikov”.

Padyshim qëndrimi i mediave greke është i njëjtë, madje ato i kanë bërë thirrje edhe autoriteteve diplomatike të ndërhyjnë për të zgjidhur çështjen.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat