Ramos pozitiv pas testit antidoping, ç’bëri UEFA

Një tjetër skandal i botës së futbollit është zbuluar nga ‘Football Leaks’. Sergio Ramos ka rezultuar pozitiv ndaj një testi anti-doping të bërë para finales së Champions League të luajtur kundër Juventus në Kardif dhe ky rezultat është mbuluar nga UEFA.

Sipas të dhënave të siguruara nga laboratori antidoping në Austri, Ramos ka rezultuar pozitiv ndaj deksametazon pas finales të vitit 2017. Dokumentet tregojnë se mjeku i Real Madrid ka pranuar se Ramos ka marrë dy injeksione të kësaj substance ditën para ndeshjes, siç pranon edhe UEFA.

Ndërkohë, Ramos ka thyer edhe një herë tjetër rregulloren antidoping. Kapiteni i Real Madrid refuzoi t’i nënshtrohej kontrollit në prill 2018 pas kërkesës së agjencisë spanjolle antidoping pas ndeshjes me Malaga. Lojtari bëri dush para se të kryente testin, gjë që është e ndaluar. Ndërkohë, çuditërisht çështja u mbyll aty me përfundimin se nuk rezultonte asnjë shkelje.

Lër një koment