fbpx

Skandali/ Si po shkatërrohen pyjet në Librazhd

drunj4.jpg

Një kamion i ngarkuar plotësisht me dru është fotografuar nga qytetarë në zonën e Librazhdit, të cilët kanë denoncuar rastin skandaloz në redaksinë e Real News.

Një shkatërrim që po i bëhet pyjeve, pa u shqetësuar nga askush.

Kamioni shihet teksa kalon lehtësisht në rrugën nacionale dhe më pas shkon drejt sharrave në periferi të qytetit

Qartësisht në këto foto dallohet se bëhet fjalë për një abuzim të pastër, pasi kamioni është i ngarkuar me dru të njomë të cilët me siguri sapo janë prerë në zona pyjore.

Shfrytëzimi pa kriter i pyjeve është kthyer në një fenomen  masiv në zonat e thella të rrethit të Librazhdit

Individë të ndryshëm nuk po kursejnë asgjë, duke filluar që tek Zonat e Mbrojtura, pyjet e bredhit, dushkut, ahut e deri tek pyjet komunalë, ndërsa reagimi i autoriteteve përkatëse, deri më tani lë për të dëshiruar.

  

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *