21.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Skanim i plotë, të hapin krahun ata që…”. Paralajmërimi i fortë i Kryeministrit për ‘furtunën’ në shkolla dhe gjimnaze….

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij pas prezantimit të buxhetit të Arsimit në vitin 2022, ka paralajmëruar një ‘furtunë’ ndryshimesh dhe shkarkimesh të drejtuesve të shkollave dhe gjimnazeve të vendit. Kreu i qeverisë theksoi se ka ende drejtorë, mbi të gjitha ‘burra’ që ‘u ka kaluar vakti me kohë’.

“Duhet bërë një skanim i plotë, objektiv, i drejtë i të gjithë aftësive të drejtuesve të shkollave dhe kush e meriton duhet përshëndetur, e kush nuk e meriton duhet të hapë krahun për t’ja lënë vendin dikujt tjetër.

Në cdo shkollë Selman, në cdo shkollë, ka mësuese që mund të drejtojë ministrinë e Arsimit jo më të drejtojnë shkollën e tyre.

Mos harrojmë që për vite ministria e Arsimit u drejtua nga burra me grada por periudha e suksesit më domethënës e ministrisë së Arsimit është periudha kur u drejtua nga dy zysha, nga Lindita dhe nga Evisi, që jam i bindur do bëjë shumë njësoj si Lindita.

Duhen gjetur aty tek mësueset në cdo shkollë drejtueset që duhet të zëvendësojnë këta burra që e kanë mbaruar misionin me kohë dhe me vakt dhe  nuk janë në lartësinë e kolektivit të mësuesve të shkollës

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat