fbpx

“S’ke bythë ti të na ikësh ne”. Video kur dy efektivët e Policisë shtrijnë në tokë dhe dhunojnë qytetarin

ku-do.jpg

Kreu i FRPD Blendi Këlliçi ka publikuar në rrjetin social Facebook një video të një qytetari në Tiranë që dhunohet nga dy efektivë policie, pasi shkeli orën policore. Sipas Këlliçit, qytetari në fjalë është identifikuar si Festim Peza dhe ishte duke u kthyer në banesën e tij pas një dite të lodhshme punë.

Në video policët shihet duke e dhunuar Pezën, ndërsa në një moment i thonë atij ”s’ke bythë të na ikësh ne, mos lëviz prej aty”.

“Festim Peza po kthehej në shtëpi pas një dite pune të lodhshme. Ora shënon 22:10. Patrulla e ndalon përpara shtëpisë, e shtrin përtokë, e godet, në fund i heqin dhe patentën për 3 vjet.

Advertisement

Të rrahin, të heqin edhe bukën e gojës! E gjitha kjo për 10 minuta vonesë ndaj orës policore të përcaktuar nga Edi Rama me një akt-normativ. I bëj thirrje autoriteteve, të procedojnë konform ligjit dhe rregullores, efektivin në video. Ndalni dhunën!”, shkruan Këlliçi teksa poston videon.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303