Skema e fajdeve, arrestohet një 38-vjeçar në Morinë

Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia në Morinë. Mësohet se pas një operacioni të quajtur ‘MARANAJ’, policia arriti të vendosë në pranga Ilir Sokolin, banues në Shkodër.

Nga informacionet, thuhet se 38-vjeçari është kapur për skemën e fajdeve që e zhvillonte në Shkodër, ku policia bëri të mundur arrestimin e Ilir Sokolit, teksa po largohej drejt Kosovës. Bëhet me dije se në këtë skemë janë përfshirë plot 22 persona, ku 12 prej tyre janë vënë në pranga.

Gjatë operacionit, policia arriti të zbulojë dhe sekuestrojë toka, biznese dhe 500 mijë euro./real-news.tv