‘S’kemi pse të jemi fals’, keqkuptime mes Alketa Vejsiut dhe Robert Aliajt

Ka pasur sërish kontradikta mes prezantueses Alketa Vejsiu dhe  artistit Robert Aliaj gjatë spektaklit të njohur të së hënës ‘Dance with me’. Kësaj radhe është bërë shkak një kompliment i Alketës drejtuar këtij të fundit.

Roberti menjëherë ka reaguar duke i thënë moderatores që nuk kemi ‘pse të jemi fals, pse mos të jemi të sinqertë’.

‘Unë të bëra një kompliment, po flas shqip dhe jo kinezçe. Mbështetu te e mira, mos shiko busull publikun’, i kthehet Vejsiu.

Roberti i kthehet sërish duke i thënë që moderatoja  pasqyrën e ka përpara. “Më duket po flet me vete”.

Më pas Alketa e ka lënë me kaq, duke vijuar garën e kërcimit dhe jo debatin. Kujtojmë, që së fundmi artisti Aliaj debatoi dhe për moskalimin në finalen e madhe të Këngës Magjike, ku e quajti ‘festival tallavaje’.

Lër një koment