Skënder Gega, deri në 2020-n trajneri i Partizanit

skender-gega.jpg

Klubi i Partizanit ka rinovuar kontratën me trajneri Skënder Gega deri më 2020.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi në një postim në faqen zyrtare në Facebook.

Tekniku 55-vjeçar dhe Partizani nënshkruan sot (22 janar) kontratën, që do jetë e vlefshme për rreth 1 vit.

Gega mori drejtimin e ekipit në fillim të këtij sezoni futbollistik.

“Përgjatë gjysmës së parë të Kategorisë Superiore regjistroi një ecuri mjaft pozitive, duke siguruar edhe titullin simbolik “Kampion i Dimrit” në përfundim të dy fazave të kampionatit,”-shkruajti Klubi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303