Skënder Gjinushi reagon ashpër pas refuzimit të Metës

Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skëndër Gjinushim nuk e ka pritur mirë refuzimin e Presidentit për ta emëruar në krye të këtij institucioni.

Në një reagim për RTV Ora, Gjinushi është shprehur se  Presidenti nuk është komision hetimor që të mos dekretojë zgjedhjen e tij.

Sipas Gjinushit, Meta nuk ka të drejtë të refuzojë dekretimin.

Skënder Gjinushi u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me 35 vota në një garë pa rivalë. Në total votuan 43 akademikë.

Akademiku Artan Fuga dhe Partia Demokratike i cilësuan zgjedhjet farsë. Gjinushi u zotua se do ta mbaj larg politikën nga akademia dhe se do ta reformojë atë.